15 Ağustos 2016 Pazartesi

1. Vdekja - Gjendja E Atyre Që Nuk Nxjerrin Mësime Nga Vdekja Në Këtë Botë Dhe Në Ahiret

1. Vdekja - Gjendja E Atyre Që Nuk Nxjerrin 
Mësime Nga Vdekja Në Këtë 
Botë Dhe Në Ahiret

Shumica e njerëzve kanë një kuptim joadekuat për vdekjen. “Vdekja është momenti kur jeta mbaron” është njëri prej këtyre. Shkoni një hap më tutje dhe njeriu do ta kuptojë se vdekja është momenti kur fillon jeta tjetër. Ky botëkuptim i shtrembëruar bën që jobesimtarët të përmbledhin gjithçka dëshirojnë ata në kohën shumë të shkurt të kësaj jete. Kjo është arsyeja pse ata të cilët nuk arrijnë të kuptojnë të vërtetën e Ahiretit duan ta shfrytëzojnë këtë jetë sa më shumë që të munden duke mos menduar shumë për të. Duke mos bërë dallim në mes të së drejtës dhe të gabuarës, ata duan t’i kënaqin të gjitha dëshirat e tyre në këtë botë. Ky qëndrim në thelb mbështetet mbi mendimin se vdekja do t’i jap fund të gjitha gëzimeve dhe kënaqësive të kësaj bote. Duke besuar se ende u mbesin shumë vite për të jetuar, ata ndjekin planet afatgjata. Ata e konsiderojnë veten si shumë të zgjuar derisa mendojnë se besimtarët, të cilët kanë besim të patundur në Allahun dhe në Ahiret dhe prandaj e përgatitin veten e tyre për këtë, nuk janë të mençur. Kjo është njëra prej metodave më klasike të përdorura nga Shejtani për të mashtruar njeriun. Allahu na tërheq vëmendjen ndaj kësaj “metode mashtruese” në ajetin në vazhdim:
Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi. (Sure Muhammed: 25)
Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim. (Sure Nisa: 120)
Duke grumbulluar pasuri në këtë botë sikur jeta të zgjaste përgjithmonë, jobesimtarët e kuptojnë jetën si një lloj gare. Gjatë gjithë jetës së tyre, ata krenohen me pasuri dhe fëmijë. Kjo krenari u jap atyre një ndjenjë të superioritetit të rrejshëm, gjë që bën që ata të largohen plotësisht nga mendimi për Ahiretin. Mirëpo, vargjet në vazhdim zbulojnë se për atë që i pret ata për shkak të këtij gabimi të madh.
A mos mendojnë ata se me atë që jemi duke u dhënë atyre nga pasuria dhe fëmijët, nxitojmë t'u ofrojmë atyre të mirat? Jo, kurrsesi, por ata nuk po e kuptojnë. (Sure Mu’minun: 55-56)
Prandaj, mos të mahnitë pasuria e tyre e as fëmijët e tyre, Allahu do vetëm t'i dënojë me to në jetën e kësaj bote e t'ju nxjerrë shpirtrat duke qenë ashtu qafirë. (Sure Teube: 55)
Allahu i jap njeriut shumë paralajmërime dhe porosi ta bëj atë të mendoj për vdekjen dhe Ahiretin. Në një ajet, Allahu tërheq vëmendjen ndaj sprovave që përjeton njeriu si mësim për të:
A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim. (Sure Teube: 126)
Me të vërtetë, shumica e njerëzve ndeshen me sprova të ndryshme, ashtu që ata shpesh të luten për falje dhe të jenë të vëmendshëm. Ato mund të ndodhin shumë rrallë, një apo dy herë në vit, siç përmendet në këtë ajet. Përndryshe, ato mund të jenë telashe të vogla të përditshme. Njeriu është dëshmitar i aksidenteve, vdekjeve apo lëndimeve. Gazetat janë përplot me lajme për vdekje apo lajmërime të vdekjeve. Përballë ngjarjeve të tilla, njeriu duhet të përkujtojë se fatkeqësitë mund t’i ndodhin atij në çdo kohë dhe në çdo moment mund të përfundojë koha testuese e tij. Një vetëdije e tillë e bën njeriun që t’i drejtohet me sinqeritet Allahut, të kërkojnë strehim tek Ai dhe të kërkojnë falje prej Tij.
Mësimet që besimtarët i nxjerrin nga fatkeqësia që u ndodhë atyre janë të qëndrueshme. Mirëpo, të njëjtat ndodhi kanë ndikim krejtësisht tjetër në jobesimtarët. Duke qenë të tmerruar nga mendimi për vdekjen, jobesimtarët ia kthejnë shpinën realitetit të vdekjes apo thjeshtë përpiqen ta harrojnë atë. Duke bërë kështu, ata kërkojnë ngushëllim. Megjithatë, kjo metodë mashtruese vetëm u shkakton dëm atyre. Kjo për arsye se Allahu“ua shtyn atyre afatin deri në një kohë të caktuar” (Sure Nahl: 61) dhe kjo kohë, përkundër asaj që ata mendojnë, punon kundër tyre. Një tjetër ajet Kuranor thotë:
Të mos mendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që të shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata i pret dënim nënçmues. (Sure Ali Imran: 178)
Një person i pavëmendshëm, i cili nuk nxjerr mësim madje edhe atëherë kur vdekja i ndodhë dikujt shumë të afërt me të, bëhet shumë i sinqertë ndaj Krijuesit të tij, kur ai vet të përballet me vdekjen. Kjo psikologji rrëfehet në Kuran si vijon:
Ai (Allahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë e fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin Allahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!" (Sure Junus: 22)
Mirëpo pas shpëtimit, këta njerëz i kthehen gjendjes së tyre fillestare të pavëmendshme. Duke harruar premtimin e tyre, ata shfaqin një qëndrim të ultë dhe të rrejshëm dhe, duke vepruar kështu, kurrë nuk ndiejnë as brejtjen më të vogël të ndërgjegjes. Megjithatë, kjo pabesi do të jetë dëshmitare kundër tyre në Ditën e Gjykimit:
E kur Ai (Allahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz, kryeneçësia juaj është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësaj bote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja. (Sure Junus: 23)
Në dëshpërim, njeriu përpiqet përsëri ta bëj të njëjtën gjë në momentin e vdekjes. Mirëpo, koha e caktuar për të tashmë ka mbaruar:
E, sikur të shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Allahut të tyre: "Allahu ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi të bindur". Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë Xhehenemin së bashku me xhinë e njerëz. Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash u harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm. (Sure Sexhde: 12-14)
Të njëjtat përpjekje të paepura do të vazhdojnë po ashtu në xhehenem (ferr):
Dhe ata do të klithin aty: "O Allahu ynë, nxirrna e të bëjmë vepra të mira, e jo si ato që i bënim!" Po a nuk u dhamë juve jetë aq sa që ai ka dashur të mendojë, ka mundur të mendojë gjatë asaj kohe, madje juve u ka ardhur edhe pejgamberi, pra shijoni, se për zullumqarët nuk ka ndonjë ndihmëtar. (Sure Fatir: 37)
Këto përpjekje të dëshpëruara në Ahiret dhe mbarimi i dhimbshëm janë padyshim rezultatet e njohjes së pamjaftueshme të njeriut për qëllimin e vërtetë të ekzistencës së tij në tokë dhe të vlerës së tij. Ai që nuk beson nuk nxjerr mësime prej atyre që ndodhin rreth tij, nuk ua vënë veshin paralajmërimeve të zbritura prej Allahut, nuk do ta dëgjojë zërin e ndërgjegjes së tij apo nuk e përfill atë dhe vdekjen e merr si një ndodhi që vështirë se do t’i ndodhë atij. Ai i bindet dëshirave të anës së ligë të shpirtit të tij në vend se të kërkojë të fitojë kënaqësinë e Allahut. Të gjitha këto e përgatitin udhën që vdekja ta mbërthej atë në befasi dhe të bëj që ai atë të bie në një situatë të dëshpëruar të përshkruar në vargjet e mësipërme. Kështu, para se vdekja ta mbërthej njeriun, njeriu duhet të zgjohet nga gjumi i thellë i pakujdesisë, pasi që momenti i vdekjes është moment tejet i vonshëm për një rimarrje të tillë të vetvetes:
Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t'i vijë vdekja, e atëherë të thotë: "O Allahu im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!" Po, Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për më vonë, kur atij t'i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni. (Sure Munafikun: 10-11)
Një person i mençur duhet vazhdimisht të mendojë për vdekjen në vend se të vazhdojë t’i shmanget mendimit për të. Vetëm në këtë mënyrë ai mund të veprojë në pajtim me vullnetin e Allahut dhe ta pengojë anën e ligë të shpirtit të tij dhe Shejtanin ta mashtrojnë atë me këtë jetë të shkurt. Me të vërtetë, marrja e jetës së kësaj bote për qëllimin e vetëm të njeriut është rreziku më i madh për njerëzit. Profeti ynë (saas) i paralajmëroi po ashtu besimtarët për këtë me lutjen e tij “mos lejo që punët e dynjasë të jenë gajlja jonë më e madhe për të cilën dijmë.”(Rrëfyer nga Abdullah ibn Umar, Tirmidhiu: 783)

Përgatitja për vdekjen

Kjo botë është një vend ku njeriu përgatitet. Allahu e ka ngarkuar njeriun me shumë përgjegjësi në këtë botë dhe e ka bërë me dije për kufijtë që Ai ka përcaktuar për të. Nëse njeriu i respekton këto kufizime, iu bindet urdhrave të Tij dhe iu shmanget veprave të ndaluara, ai do të arrijë pjekuri personale dhe një gjendje më të mirë të urtësisë dhe vetëdijes. Me atribute të tilla, besimtari tregon durim të pashtershëm pa marr parasysh se çka i ndodhë atij; i drejtohet vetëm Allahut dhe kërkon ndihmë vetëm prej Tij. Kjo është rruga për të nderuar Allahun dhe për të ndier një nënshtrim të brendshëm dhe një besim të pakufishëm në Të. Duke e kuptuar vlerën e vërtetë të mirësive të dhuruara nga Allahu, ai shpreh një mirënjohje më të thellë ndaj Allahut dhe ndihet më i afërt me Të. Si rezultat, ai bëhet një besimtar ideal i pajisur me tipare superiore të urtësisë dhe moralit. Veç kësaj, ai bëhet person i tillë që meriton të arrijë parajsën, një vend të përsosmërisë. Por nëse njeriu nuk mëson asgjë për të vërtetat e kësaj bote, ai nuk arrin të shfaq përsosmëri të sjelljes dhe, madje edhe kur është në pozitën më të mirë në aspektin material, mbetet i prirur ndaj të gjitha formave të dështimit.
Me të vërtetë, Profeti Adem u dërgua në tokë të marr mësimin e duhur dhe u vu në sprovën e sajuar me qëllim prej Allahut për ta përgatitur atë për jetën e tij të përjetshme. Në fund, ai u bë një person i dalluar me moral dhe karakter të lartë dhe tejet i lavdëruar në Kuran.
Njeriu vazhdon të sprovohet me anë të ngjarjeve të panumërta që i ndodhin atij; suksesi i tij në përballje me to i siguron atij shpërblime në jetën e tij të përjetshme, ndërsa dështimet e tij i sigurojnë ndëshkimin e tij. Askush nuk e di se kur do të mbarojë koha e tij e sprovimit. Sipas Kuranit: “Ai është shënim i afatit të caktuar.” (Sure Ali Imran: 145). Kjo kohë ndonjëherë mund të jetë e gjatë, por po ashtu ndonjëherë mund të jetë e shkurt. Mirëpo, e vërteta është se madje edhe koha që ne e konsiderojmë si të gjatë rrallëherë tejkalon 7 apo 8 dekada.
Kjo është arsyeja pse, në vend se të përfshihet në bërjen e planeve afat-gjata, njeriu duhet të udhëzohet prej Kuranit dhe të jetojë sipas parimeve të tij, duke e ditur se do të jap përgjegjësi për të gjitha veprat e tij në Ahiret. Përndryshe, dështimi për t’u përgatitur për jetën e përjetshme, duke e lëshuar mundësinë e vetme të dhënë për këtë qëllim, dhe fitimi i xhehenemit përjetësisht do të jetë një gjendje vërtetë e dhimbshme. Nuk duhet harruar kurrë se destinacioni i vetëm i atij që është i privuar nga parajsa përgjithmonë nuk është askund tjetër pos në ferr. Për këtë arsye, çdo moment i kaluar kot në këtë botë është një humbje e madhe dhe një hap gjigant i ndërmarr drejt një fundi mizor. 
Pasi që puna qëndron kështu, ky fakt duhet të ketë përparësi ndaj çdo gjëje tjetër në këtë botë. Sikurse që përgatitemi për situatat e mundshme me të cilat do të përballemi gjatë jetës sonë, duhet të bëjmë përpjekje të ngjashme madje edhe më të mëdha, për t’u përgatitur për ahiret. Kjo për arsye se ai i cili do të vdes do të jemi ne. Do të përjetojmë gjithçka ndodhë pas vdekjes krejtësisht të vetmuar. Prandaj, kjo çështje ka të bëj drejtpërdrejt me “ne”, me fjalë të tjera, “veten tonë”. Për ata që kërkojnë shpëtimin e amshueshëm, Allahu urdhëron si vijon:
O ju që besuat, keni parasysh frikën ndaj Allahut dhe le të shikojë njeriu se çka ka bërë për nesër, dhe keni frikë Allahun, e s'ka dyshim se Allahu është që e di në detaje atë që punoni! E mos u bëni si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata ta harrojnë vetveten! Të tillët janë ata të prishurit. (Sure Hashr: 18-19)

2. Ringjallja - Parathënie

2. Ringjallja - Parathënie

Besimi në ahiret (jetën e përtejme)

Besimi në ahiret është njëra prej shtyllave më të rëndësishme të besimit. Në suren e parë të Kuranit, pas atributeve të Tij, “i Gjithëmëshirshmi” dhe “Mëshirëploti”, Allahu pohon se “Ai është Sunduesi i Ditës së Gjykimit” (Sure Fatiha: 4). Në ajetin e tretë të sures tjetër, thuhet se besimtarët janë “…ata të cilët e besojnë të fshehtën…” (Sure Bekare: 3)
Ky koncept i “të padukshmes” përmban po ashtu ringjalljen pas vdekjes, Ditën e Ringjalljes, xhenetin dhe xhehenemin, thënë shkurt, çdo gjë që ka të bëj me Ahiretin. Me të vërtetë, në ajetin vijues, ajetin e 4-të të Sures Bekare, me fjalët “…ata janë të bindur plotësisht për Ahiretin”, theks i veçantë i është vënë besimit në Ahiret.
Besimi në Ahiret është shenjë e besimit të vërtetë dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm. Natyra e besimit në Ahiret siç shpjegohet në Kuran jap dëshmi të fortë për sinqeritetin dhe vërtetësinë e një besimtari. Ai i cili beson në Ahiret tashmë ka vënë themelet e besimit të pakusht në Allahun, në Librin e Tij dhe në të dërguarin e Tij. Një individ i tillë e din se Allahu ka fuqi mbi çdo gjë dhe se fjalët e Tij dhe premtimet e Tij janë të vërteta. Rrjedhimisht, ai nuk ushqen kurrë dyshime në mendjen e tij për Ahiretin. Para se t’i shoh dhe të jetë dëshmitarë i këtyre fakteve, ai beson në to sikur t’i kishte parë tashmë ato. Ky është rezultat i natyrshëm i besës dhe besimit që ai ka në Allah dhe i mençurisë që i është dhuruar atij. Veç kësaj, një besim i palëkundur në Ahiret, i dëlirë prej të gjitha formave të dyshimit, përmban besimin në ekzistencën e Allahut si edhe në atributet e Tij, si shpjegohet në Kuran dhe besimin e plotë në të dhe nënshtrimin ndaj Tij. Ky besim bën që njeriu të njeh Allahun dhe ta çmoj Atë ashtu si duhet. Ky është besimi që Allahu e konsideron si të çmueshëm.
Nga ajo që u tha më parë, është e qartë se të kesh bindje të vërtetë dhe të plotë qëndron mbi një besim të vendosur në Ahiret. Në shumë pjesë të Kuranit, ka përmendje të mohimit të Ahiretit nga ana e jobesimtarëve dhe për jovendosmërinë e tyre lidhur me vërtetësinë e tij. Në të vërtetë, shumica e tyre janë njerëz të cilët besojnë në ekzistencën e Allahut. Megjithatë, ajo që i bën ata të devijojnë nga udha e drejtë më së shumti nuk janë çështjet që kanë të bëjnë me ekzistencën e Allahut por me atributet e Tij. Disa besojnë se Allahu fillimisht krijoi gjithçka dhe pastaj i la njerëzit të veprojnë si të duan – të paudhëzuar. Disa, në anën tjetër, mendojnë se Allahu krijoi njeriun, por se vet individi është ai i cili përcakton fatin e vet. Një grup tjetër beson se Allahu nuk i din mendimet intime dhe fshehtësitë e njeriut. Disa të tjerë besojnë në ekzistencën e Allahut, por nuk e pranojnë idenë e fesë. Allahëruesit e kësaj bindjeje të fundit në Kuran karakterizohen si vijon:
Ata (mohuesit) nuk e njohën Allahun sa duhet njohur Atë kur thanë; "Allahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!" (Sure En’am: 91)
Pra, në vend të një mohimi total të ekzistencës së Allahut “mosnjohja e Allahut sa duhet njohur Atë” dhe si pasojë, mohimi i Ahiretit, përbëjnë bazën e mosbesimit. Me të vërtetë, përqindja e njerëzve që refuzojnë të pranojnë ekzistencën e Krijuesit është mjaft e ulët dhe shumica e tyre shpesh kanë dyshime për bindjet e tyre. Kjo është arsyeja pse në Kuran, nuk përmenden shumë njerëzit të cilët e mohojnë Allahun. Anasjelltas, njeriu gjen përmendje gjithëpërfshirëse për njerëzit të cilët i shoqërojnë shokë Allahut dhe mohojnë ringjalljen prej të vdekurve, Ditën e Gjykimit, Parajsën, Ferrin dhe të gjitha elementet dhe shpjegimet që janë të lidhura me besimin në Ahiret. 
Edhe pse Ahireti është një e vërtetë e cila nuk mund të perceptohet përmes pesë shqisave, Allahu e krijoi atë së bashku me dëshmi të panumërta ashtu që mendjet tona të munden me lehtësi ta kuptojnë atë. Në të vërtetë, si një gjë e nevojshme për të kaluar provën e kësaj bote, njeriu duhet ta kuptoj këtë fakt, jo përmes pesë shqisave, por me anë të mendjes dhe si çështje të ndërgjegjes. Çdo person i rëndomtë, pas një meditimi, lehtë e kupton se gjithçka në mjedisin ku jeton, duke përfshirë edhe veten e tij, nuk ka mundur të vjen në jetë si rezultat i rastësisë së thjeshtë por më tepër përmes ushtrimit të fuqisë, dijes, vullnetit dhe kontrollit superior të një Krijuesi. Pastaj, ai rrjedhimisht e kupton se krijimi i Ahiretit është një gjë e thjeshtë për Allahun dhe se kjo është pasojë më se e natyrshme dhe e arsyeshme e kësaj bote. Për më tepër, ai e kupton se urtësia dhe drejtësia e Allahut kërkojnë ekzistencën e Ahiretit.
Edhe pse kjo është aq e qartë, ai i cili është i pabindur ndaj urdhrave të Allahut, nuk do ta pëlqente idenë e ringjalljes prej të vdekurve. Si njeri i cili kalon jetën e tij duke kënaqur dëshirat e tij të kota, nuk do të dëshironte të qëndrojë përpara Allahut për të dhënë llogari për atë që ka vepruar gjatë tërë jetës së vet. Kjo është arsyeja pse, përkundër posedimit të një kuptimi të plotë të ekzistencës së Allahut, ai do të zgjidhte të ndrydhë zërin e ndërgjegjes së tij dhe të mashtrojë vetveten. Duke qenë i mbyllur në një dimension të tillë, një jobesimtar fillon të bëjë krahasime të paurta, të paqëndrueshme dhe të paarsyeshme pa vlerësime afatgjata, vetëm për ta mohuar ringjalljen dhe Ahiretin:
Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? (Sure Ja Sin: 78)
Mirëpo, kjo pyetje, e bërë thjeshtë për t’iu shmangur realitetit dhe për të përkrahur vet-mashtrimin, ka një përgjigje të qartë:
Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim. (Sure Ja Sin: 79)
Në Kuran, Allahu e bën të qartë se bërja e krahasimeve të tilla të paqëndrueshme është një veti e veçantë për jobesimtarët:
Shembulli i keq u takon atyre që nuk besojnë botën tjetër, ndërsa Allahut i takon shembulli më i lartë. Ai është fuqiploti, i urti. (Sure Nahl: 60)
Disa, në anën tjetër, përpiqen të arsyetojnë qëndrimin e tyre duke dhënë disa të ashtuquajtura shpjegime:
Ata (idhujtarët në dynja) thonë: "A thua do të bëhemi përsëri kështu si jemi?" A edhe pasi të jemi bërë eshtra të kalbur?" Ata thanë: "Atëherë, ai kthim do të jetë dëshpërues për ne!" (Sure Nazi’at: 12)
Në të vërtetë, përkundër të qenit të bindur për këtë, ata nuk ngurrojnë të pranojnë se ekzistenca e Ahiretit nuk iu shkon për shtati qëllimeve të tyre në jetë.
Jobesimtari zvogëlon urtësinë e vet me vullnetin e vet. Duke e kuptuar paarsyeshmërinë e pohimeve të tij, ai prapëseprapë e trajton këtë çështje me kryeneçësi sentimentale dhe bën gjithçka për të gjetur kënaqësi psikologjike në të:
Ata u betuan në Allahun, me betimin e tyre të fortë se "Allahu nuk e ringjall atë që vdes!" Po, (i ringjall) ai është premtim i Tij i prerë, por shumica e njerëzve nuk dinë. (Sure Nahl: 38)
Duke i marr teket dhe dëshirat e tyre për Allaha të tyre, këta njerëz thonë fjalë të kota për të lehtësuar ndërgjegjet e tyre dhe pastaj gjejnë prehje në to. Allahu përshkruan natyrën e këtyre njerëzve të cilët mohojnë ekzistencën e Ahiretit:
Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehenem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët. (Sure A’raf: 179)
Në një pjesë tjetër të Kuranit, gjendja e këtyre njerëzve përshkruhet si vijon:
A e ke parë ti (Muhammed) atë që teket dhe dëshirat e tij i merr si Allah të vetin - të cilin Allahu e ka humbur me dashje, ia ka vulosur të dëgjuarit dhe zemrën e tij, i ka vënë perde mbi të parët e tij? Më thuaj, pos Allahut, kush mund ta udhëzojë atë? Pra a nuk merrni mësim?
A nuk merrni mësim? Ata edhe thanë: "Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë jona në këtë botë, po vdesim dhe po lindemi dhe asgjë nuk na shkatërron tjetër pos kohës. Ata për këtë nuk dinë asgjë, ata vetëm fantazojnë. (Sure Xhathije: 23-24)

Realiteti i jetës së dynjasë

Jobesimtarët pohojnë se është e pamundshme të kuptohen disa gjëra përmes urtësisë. Ata pohojnë se vdekja, ringjallja prej të vdekurve dhe Ahireti janë disa prej tyre.
Ne mund të tërheqim paralele midis këtyre koncepteve dhe dukurive të gjumit dhe ëndrrave. Ai i cili me këmbëngulje mohon se do të ringjallet pas vdekjes dhe vazhdimisht i shmanget mendimit për vdekjen, nuk është i vetëdijshëm në të vërtetë se ai përjeton vdekjen çdo natë në gjumë dhe në të njëjtën mënyrë ringjallet në mëngjes kur zgjohet prej gjumit. Shpjegimi i dhënë në Kuran për gjumin paraqet ndihmë të madhe për të kuptuar këtë çështje. Allahu e përshkruan gjumin në Kuran si vijon:
Allahu i merr shpirtrat kur është momenti i vdekjes së tyre (i vdekjes së trupave të tyre), e edhe atë që është në gjumë e nuk ka vdekur, e atij që i është caktuar vdekja e mban (nuk e kthen), e atë tjetrin (që nuk i është caktuar vdekja, por është në gjumë), e lëshon (të kthehet) deri në afatin e caktuar. Vërtet, në këto ka argumente për një popull që mendon. (Sure Zumer: 42)
Ai është që ju vë në gjumë natën dhe e di çka vepruat ditën, pastaj ju ngjall-zgjon në të (ditën) për deri në afatin e caktuar (vdekje). Pastaj do të ktheheni e do t'ju njoftojë me atë që keni pas vepruar. (Sure En’am: 60)
Në vargjet e mësipërme, gjendjes së gjumit i referohet si “vdekje”. Nuk bëhet ndonjë dallim domethënës në mes të “vdekjes” dhe gjumit. Çfarë ndodhë, atëherë, gjatë gjumit që ka ngjashmëri aq mahnitëse me vdekjen?
Gjumi është largimi i shpirtit të njeriut prej trupit ku banon gjersa është i zgjuar. Në anën tjetër, në ëndërr shpirti merr një trup krejt tjetër dhe fillon të perceptoj një mjedis krejt tjetër. Ne kurrë nuk mund të dallojmë se kjo është një ëndërr. Ne ndiejmë frikë, keqardhje dhe dhimbje, shqetësohemi apo përjetojmë kënaqësi. Në ëndrrat tona, ndjehemi shumë të sigurt se ajo që na ndodhë është e vërtetë dhe shpesh japim përgjigje të njëjta sikurse kur jemi të zgjuar.
Po të ishte teknikisht e mundshme të ndërhyhet nga jashtë dhe t’i thuhet ëndërruesit se ajo që ai pa ishin thjeshtë ndjenja dhe iluzione, ai thjeshtë do ta shpërfillte këtë vërejtje dhe madje do të mendonte se po “talleshin” me të. Mirëpo, në realitet, këto perceptime nuk kanë korrespondues material në botën e jashtme dhe ajo që ne përjetojmë në ëndrrat tona është përmbledhje e imazheve dhe perceptime të cilat Allahu ua projekton shpirtrave tonë.
Çështja më e rëndësishme që duhet ta mbajmë në mend është fakti se i njëjti ligj hyjnor ende vlen kur jemi të zgjuar. Allahu në Kuran konfirmon se ëndrrat i nënshtrohen vullnetit dhe kontrollit të Tij siç pohohet në vargjet:
Dhe (përkujto) kur Allahu t'i dëftoi ty ata në ëndërr, të paktë në numër, e sikur t'i dëftonte shumë, ju do të dobësoheshit e do të grindeshit për çështjen (e luftës), por Allahu ju shpëtoi. Allahu vërtet e di shumë mirë se ç'mbajnë kraharorët (zemrat). Përkujtoni kur u takuat (në sheshin e luftës), e Ai bëri që ata në sytë tuaj të duken pak, e po ashtu edhe ju të dukeni në sytë e tyre pak; e bëri këtë për të zbatuar Allahu një çështje që ishte e vendosur. Vetëm te Allahu është përfundimi i çështjeve.(Sure Enfal: 43-44)
Ofron dëshmi të qartë se i njëjti ligj vlen për jetën e përditshme. Fakti se perceptimet dhe imazhet që kemi për materien i nënshtrohen plotësisht vullnetit dhe krijimit të Allahut dhe se veç tyre, se nuk ka ekzistencë në botën e jashtme pohohet në vargjet në vazhdim:
Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete. Njëri grup luftonte në rrugën e Allahut, e tjetri ishte jobesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, Allahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë. (Sure Ali Imran: 13)
Pikërisht si në rastin me ëndrrat, ajo që ne përjetojmë gjatë jetën së përditshme dhe çështjet të cilat pandehim se ekzistojnë jashtë janë imazhe që Allahu ua projekton shpirtrave tonë, së bashku me ndjenjat që Ai bën që ne t’i ndjejmë në të njëjtën kohë. Imazhet dhe veprimet që kanë lidhje me trupat tonë si edhe ato të qenieve tjera ekzistojnë sepse Allahu krijon imazhet dhe perceptimet e treguara imazh pas imazhi. Ky fakt shpjegohet në Kuran:
Ju nuk i mbytët (në të vërtetë) ata, por Allahu (me ndihmën që ua dha) i mbyti ata, dhe ti nuk i gjuajte, (në të vërtetë) kur i gjuajte ata, por Allahu (të ndihmoi) i gjuajti, e (bëri këtë) për t'i shpërblyer besimtarët me një dhunti të mirë nga ana e Tij. Allahu gjithçka dëgjon dhe di. (Sure Enfal: 17)
I njëjti ligj hyjnor vlen për krijimin e Ahiretit dhe për imazhet dhe perceptimet që kanë të bëjnë me të. Kur vjen vdekja, të gjitha lidhjet e trupit me këtë botë këputen. Mirëpo shpirti është i amshueshëm sepse Allahu frymëzoi Shpirtin e Tij në të. Gjithçka që ka të bëj me jetën, vdekjen, ringjalljen dhe jetën e Ahiretit përbëhet thjeshtë prej perceptimeve të shumta që ndien shpirti i amshueshëm. Kjo është arsyeja pse, sa i përket shpjegimit bazë, nuk ekziston ndonjë dallim domethënës në mes të krijimit të kësaj bote dhe krijimit të xhenetit dhe xhehenemit. Gjithashtu, kalimi nga kjo botë në Ahiret nuk dallon nga zgjimi prej gjumit dhe vazhdimi i jetës së përditshme.
Me ringjallje, fillon një jetë e re në Ahiret me një trup të ri. Me të filluar të projektimit të perceptimeve që kanë të bëjnë me xhenetit apo xhehenemit i projektohen shpirtit, individi fillon t’i përjetoj ato. Allahu, Krijuesi i imazheve, zërave, aromave, shijeve dhe ndjenjave të pafund që i takojnë kësaj jete, në mënyrë të ngjashme, do të krijojë një numër të pafund të imazheve dhe ndjenjave të parajsës dhe ferrit. Krijimi i gjithë këtyre është gjë e lehtë për Allahun:
…Kur Ai dëshiron diçka, Ai vetëm i thotë: "Bëhu!" dhe në atë moment bëhet. (Sure Bekare: 117)
Një fakt tjetër që duhet përmendur është se sikur që në këtë botë jeta shfaqet me një dukje më të mprehtë se ëndrrat, ashtu shfaqet Ahireti në krahasim me jetën e kësaj bote. Po kështu, sikur që ëndrrat janë të shkurta krahasuar me këtë jetë, ashtu është kjo jetë krahasuar me Ahiretin. Siç dihet, koha nuk është e palëvizshme, siç supozohej më herët, por është një nocion relativ. Ky është një fakt i vërtetuar nga shkenca sot. Në ëndrra, një ngjarje që mendohet se zgjatë me orë të tëra, zgjatë vetëm disa sekonda. Madje edhe ëndrra më e gjatë zgjatë vetëm disa minuta. Megjithatë, ai i cili e përjeton ëndrrën mendon se ka kaluar me siguri ditë të tëra duke e përjetuar atë. Në Kuran bëhet fjalë për relativitetin e kohës: 
Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet). (Sure Me’arixh: 4)
Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet. (Sure Sexhde: 5)
Po ashtu, një person që kalon vite të tëra në këtë botë në të vërtetë jeton një jetë të shkurt bazuar në konceptin e kohës në Ahiret. Biseda në vazhdim gjatë gjykimit në Ahiret është një shembull i mirë për këtë:
Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë?" Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!" Ai thotë: "Mirë e keni, sikur ta dinit njëmend pak keni qëndruar!" A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? (Sure Mu’minun: 112-115)
Pasi që kështu qëndron puna, është e qartë se rrezikimi i jetës së përjetshme të njeriut për këtë jetë të përkohshme është një zgjidhje jo e mençur. Kjo bëhet më e qartë kur njeriu merr parasysh shkurtësinë e jetës së dynjasë në krahasim me Ahiretin.
Si përmbledhje, gjëja që ne quajmë materie dhe që supozojmë se ka një ekzistencë të jashtme nuk është asgjë tjetër përveç ndjesive që Allahu ia projekton shpirtit të njeriut. Një person beson se trupi i tij i takon vetes së tij. Megjithatë, trupi nuk është asgjë tjetër veçse një përfytyrim të cilin Allahu ia ka projektuar shpirtit të njeriut. Allahu ndryshon përfytyrimet kurdo që të dëshirojë Ai. Kur përfytyrimi i trupit papritmas zhduket dhe shpirti fillon të shoh iluzione të reja, me fjalë tjera, kur vdes njeriu, perdja që ia ka mbuluar sytë largohet dhe atëherë njeriu e kupton se vdekja nuk është zhdukje siç kishte besuar ai. Kjo në Kuran pohohet si vijon:
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim). E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë. (Sure Kaf: 19-22)
Kështu, jobesimtarët arrijnë të kuptojnë të vërtetën më qartë:
E thonë: "Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Allahu dhe vërtetuan të dërguarit. (Sure Ja Sin: 52)
Prej atij momenti, jobesimtarët fillojnë të përjetojnë pendim të madh – pendim më të madh se të gjitha pendimet.

2. Ringjallja - Vdekja E Gjithësisë

2. Ringjallja - Vdekja E Gjithësisë

Në Kuran, pohohet se përveç të gjitha qenieve të krijuara, edhe gjithësia do të përballet po ashtu me vdekjen. Nuk është vetëm njeriu i vdekshëm. Të gjitha kafshët dhe bimët vdesin. Madje edhe planetët dhe yjet vdesin. Vdekja është fat i përbashkët për gjithçka që është krijuar. Në praninë e Allahut, në një ditë të paracaktuar, të gjithë njerëzit, të gjitha gjallesat, bota, dielli, hëna, yjet, shkurt, e gjithë bota materiale do të zhduket. Në Kuran, kjo ditë quhet“Dita e Ringjalljes” Kjo është “…Dita kur njerëzit ngriten (prej varreve) për të dalë para Allahut të bojërave. (Sure Mutaffifin:6)
Sikur që është tmerruese vdekja e njeriut, po ashtu është edhe vdekja e gjithësisë. Në Ditën e Ringjalljes, ata që nuk kanë besuar më parë, do të kenë, për herë të parë një ndjenjë të fuqishme për madhështinë dhe fuqinë e Allahut. Kjo është arsyeja pse Dita e Ringjalljes është një ditë pikëllimi, mundimi, pendimi, dhimbjeje dhe hutije të madhe për jobesimtarët. Një njeri që përjeton Ditën e Ringjalljes do të kaplohet nga një frikë e tmerrshme. Kjo frikë e padefinuar është me qindra herë më e fuqishme se të gjitha frikët që njeriu mund t’i përjetojë në këtë botë. Kurani jap një shpjegim të hollësishëm të secilës fazë të Ditës së Ringjalljes. Se si do të ndodhë kjo ngjarje madhështore dhe çfarë do t’ju ndodhë njerëzve atë ditë të gjitha janë të përshkruara në një mënyrë të habitshme.

Fryrja e parë e Surit

Dita e Ringjalljes fillon kur t’i fryhet Surit. Kjo është shenja e shkatërrimit të përgjithshëm të botës dhe tërë gjithësisë dhe fillimi i fundit. Kjo është pika prej ku nuk ka kthim. Ky është tingulli që shpall se jeta e kësaj botë ka marr fund për të gjithë dhe se jeta e vërtetë ka filluar. Ky është tingulli fillestar që do të ngjallë një frikë, llahtar dhe huti të vazhdueshme, në zemrat e jobesimtarëve. Ky tingull lajmëron fillimin e ditëve të vështira për jobesimtarët që do të shtrihen gjer në pafundësi. Në këtë mënyrë, në Suren Mudeththir, Ditës së Ringjalljes i referohet nga këndvështrimi i jobesimtarëve: 
E,kur të fryhet në Sur, Atëherë ajo është ditë e vështirë. Për jobesimtarët është jo e lehtë. (Sure Mudeththir: 8-10)
Fryrja e Surit do të krijojë padyshim një frikë dhe shqetësim të tmerrshëm midis jobesimtarëve. Një dridhje e paperceptueshme, e padefinuar pa një burim të dukshëm do të përhapet në mbarë botën dhe prandaj të gjithë njerëzit do të bëhen të vetëdijshëm se “diçka” po fillon. Ankthi që ndiejnë jobesimtarët shpejtë shndërrohet në panik dhe llahtar. Ngjarjet që pasojnë pas fryrjes së Surit do ta ngritin këtë llahtar në një nivel të paimagjinueshëm.

Shkatërrimi i gjithësisë

Një dridhje e tmerrshme dhe një “tingull shurdhues” pason fryrjen e Surit. Në këtë moment, njerëzit kuptojnë se po përballen me një katastrofë të tmerrshme. Është e qartë se bota dhe jeta janë gati të shuhen. Për këtë arsye, vetëm për disa çaste gjithçka në tokë humb vlerën e vet. Madje edhe tingulli i Ditës së Gjykimit do të mjaftojë për të shkëputur të gjitha lidhjet tokësore midis njerëzve. Asnjë mendim s’mund të zërë vend në mendjet e njerëzve përveç ikjes dhe shpëtimit të vetvetes. Frika është e madhe, në atë ditë, dhe çdokush është i preokupuar me vetveten:
E kur të vijë ushtima (krisma e kiametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Sure Abese: 33-37)
Pas një dridhjeje të fuqishme, toka nxjerrë gjithë çka mban në brendinë e saj dhe do t’i shpalos fshehtësitë e saj, të cilat nuk do të kenë kurrfarë vlere që nga ai moment:
Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme, dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda), Dhe njeriu të thotë: "Ç'ka kjo (që bën këtë dridhje)?" Atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta, Ngase Allahu yt e ka urdhëruar atë. (Sure Zilzal: 1-5)
Një zhurmë e llahtarshme e pasuar nga një dridhje e fuqishme dhe shpërthime të befasishme nëntokësore do të asgjësojnë gjithçka që njerëzit i kanë kushtuar rëndësi të madhe. Për shembull, njerëzit kanë çmuar shumë shtëpitë e tyre, zyret, veturat dhe tokat e tyre. Disa njerëz kanë pasur qëllim të jetës së tyre një shtëpi. Megjithatë, kotësia e këtyre qëllimeve shfaqet pikërisht në momentin e Ditës së Ringjalljes. Pasuria materiale, të cilës njerëzit i kushtuan gjithë jetën e tyre, do të zhduket për një çast të vetëm. Qëllimet e atij që për ambicie kryesore ka ngritjen në pozitë në kompaninë e tij bëhen të pavlefshme. Një tjetër i cili tërë jetën e tij ia kushtoi fitimit të pushtetit/fuqisë në vendin e tij përjeton të njëjtën situatë të llahtarshme. Ai bëhet dëshmitar me dhimbje në zemër i zhdukjes së atij vendi… Gjithçka humbet rëndësinë e vet përveç çdo pune që është bërë për të fituar kënaqësinë e Allahut. Siç shpall Allahu në Kuran: E kur të vijë vala e madhe (kiameti), Atë ditë njeriu përkujton se çka ka punuar. E Xhehenemi shfaqet sheshazi për atë që e sheh. (Sure Nazi’at: 34-36)  

Asgjësimi i maleve

Fatkeqësitë që do të shfaqen atë ditë as nuk mund të paramendohen prej njeriut. Malet, strukturat më mahnitëse, më të palëkundshme në tokë, vihen në lëvizje, ato çrrënjosen dhe thërrmohen. Madje edhe një tërmet i vogël kall tmerrin në zemrat e njerëzve dhe frymëzon ndjenjat e pasigurisë. I bën ata që të braktisin shtëpitë e tyre dhe të kalojnë gjithë natën jashtë në rrugë. Duke qenë kështu, lloji i gjëmës aq të tmerrshme që t’i bëj malet të lëvizin dëshmon të jetë i papërballueshëm. Në Kuran, malet atë ditë përshkruhen si vijon:
E kur t’i fryhet surit një e fryme, dhe të ngrihen toka e kodrat e t'i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur. Në atë kohë ndodh e vërteta (kiameti). (Sure Hakka: 13-15)
S'ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar. Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe. Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer. Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh). (Sure Nebe’: 17-20)
(Secili njeri do të dijë për atë që ka punuar) ‘kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër), Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë, Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar).’ (Sure Tekvir: 3-5)
Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara. Dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur. (Sure Kari’a: 4-5)
Atë ditë, ekziston një fuqi e tmerrshme dhe e pafund, aq e fuqishme sa që të hedh në ajër bjeshkët prej guri, tokën dhe shkëmbinjtë sikur “shtëllunga leshi”. Tani njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm për faktin se kjo nuk është një gjë që “fuqia e natyrës” mund ta bëj. Ata bëhen dëshmitarë se “nëna natyrë”, të cilën ata dikur e adhuronin si një idhull dhe të cilës ia veshën ekzistencën e tyre, nuk mund ta ndalojë shkatërrimin e vetvetes. Tani është koha të njihen me Allahëruesin e vërtetë të kësaj fuqie. Megjithatë, kjo njohje nuk ju sjellë më atyre asnjë dobi. Tani, ata mbërthehen nga kjo fuqi, për të cilën asnjëherë më parë nuk e lodhën kokën fare. Ata shpejtë do t’i kuptojnë faktet, të cilat nuk arritën t’i kuptojnë gjithë jetën e tyre si çështje urtësie e vetëdije. 
Tmerri i krijuar nga një fuqi e pakufishme nuk mund të paramendohet dhe definohet kurrë derisa njeriu të mos e përjetoj atë vet. Ai mbërthen të gjitha qeniet, të gjalla dhe të vdekura. Ky llahtar mban gjithçka nën kontroll. Qeniet njerëzore, kafshët dhe natyra njëlloj të gjitha shkatërrohen nga kjo frikë e përgjithshme. Malet më nuk janë madhështore, oqeanet nuk janë të pafund dhe qiejt nuk janë aq të paarritshëm si në të kaluarën. Dielli, yjet dhe e tërë gjithësia janë të mbërthyera nga frika e Ditës së Ringjalljes. Ato të gjitha i nënshtrohen Krijuesit të tyre. Pasi që malet rrënohen sikurse kështjellat prej rërës, njeriu, papërshkrueshëm i pafuqishëm krahasuar me malet, yjet dhe oqeanet, kalon nëpër një fazë të shkatërrimit të madh.

Fryrja e oqeaneve

Me aftësitë e tij të tanishme, nuk ka mundësi që mendja e njeriut të mund të përfytyroj tmerrin e Ditës së Ringjalljes kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar, dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar.” (Sure Tekvir: 6-7) dhe“kur të përzihen detërat.”(Sure Infitar: 3) Mirëpo, idenë e përmasave të tij e fitojmë duke e ditur se shkatërrimi do të jetë në proporcion me fuqinë e Allahut.

Shkatërrimi i qiellit:

Në Ditën e Ringjalljes, jo vetëm toka por edhe hapësira dhe e tërë gjithësia do të shkatërrohen. Koha e paracaktuar e shuarjes do t’i vjen po ashtu edhe qiellit, hënës, diellit dhe planetëve si edhe tokës, çdo gjëje që ndodhet nën tokë, maleve dhe oqeaneve. Kurani thotë se atë ditë“ajo që ju është premtuar ka për të ndodhur pa tjetër. Kur yjet të shuhen, kur qielli të hapet dhe kur kodrat të copëtohen…” (Sure Murselat: 7-10)
Në Ditën e Ringjalljes, të gjitha qeniet dhe sistemet të cilave njerëzit u veshin përjetësinë do të rrënohen dhe përfundimisht do të asgjësohen. Kjo po ashtu vlen për qiellin. Që nga momenti që njeriu vjen në jetë, atmosfera rezulton të jetë një kulm mbrojtës. Megjithatë, në Ditën e Ringjalljes, ky kulm do të rrënohet dhe do të bëhet copë-copë. Ajri dhe atmosfera, që e rrethojnë njeriun dhe e mbajnë në jetë do të bëhet:si kallaji i shkrirë.” (Sure Me’arixh: 8) dhe do të digjet me forcë. Ajri do t’i mbush mushkëritë e njeriut jo për t’i dhënë jetë por për ta shuar atë.
Një krahasim i nxjerrë midis frikës së krijuar nga fatkeqësitë e kësaj dynjaje dhe llahtari i ngjarjeve të Ditës së Ringjalljes mund të na ndihmojë të kemi idenë e kësaj dite. Tërmetet dhe shpërthimet vullkanike janë fatkeqësitë që më shumti e frikësojnë njeriun. Çarja e kores së tokës nga një tërmet apo erupsion vullkanik davaritë monotoninë e përditshmërisë në një çast të vetëm. Kjo bën që njeriu të çmoj bazën solide mbi të cilën shkelë i sigurt.
Sidoqoftë, përkundër gjithë dhimbjes që shkaktojnë, tërmetet dhe erupsionet vullkanike, ato përjetohen vetëm njëherë. Një tërmet apo një shpërthim zgjatë për një kohë të caktuar. Plagët shërohen, dhimbjet harrohen dhe me kohë bëhen kujtime të zbehta. Por Dita e Ringjalljes nuk është as si një tërmet dhe as si ndonjë katastrofë tjetër. Aktet e pabesueshme të shkatërrimit që ndodhin njëra pas tjetrës tregojnë se gjithçka ka arritur në një pikë pa kthim. Për shembull, do të ndodhë një gjë që tejkalon imagjinatën: do të çahet qielli dhe të ndahet përgjysmë. Ky është rrënimi i të gjitha “ligjeve të njohura të fizikës” dhe koncepteve të cilave njeriu u ka besuar deri atëherë. Qielli dhe toka që kanë ekzistuar për mijëra mijëra vite shkatërrohen prej Atij, i Cili i ka ndërtuar ato. Dita e Ringjalljes, siç shpjegohet në Kuran do të shënohet me çarjen e qiellit, shkapërderdhjen e yjeve dhe përzierjen e ketrave. Kur të pëlcet qielli do t'i “bindet urdhrit të Zotit të vet, ashtu si i takoi!” (Sure Inshikak: 1-2)
Çdo gjë që njerëzit i kushtojnë rëndësi në këtë botë do të shuhet. Trupat qiellor do të shuhen njëra pas tjetrës: Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet), Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur), (Sure Tekvir: 1-2)
Kur dielli, burimi i dritës për tokën për miliona vite, të jetë mbështjellur, njerëzit do të kuptojnë se ai ka një pronar të vërtetë dhe se deri atëherë ka lëvizur nën kontrollin e Tij. Deri në atë moment, njerëzit vazhdimisht kanë menduar për yjet si për krijesa të paarritshme, madhështore dhe të mistershme. Mirëpo, atë ditë, ato do të shuhen gadi sikur të ishin lodra të praruara. Malet gjigante dhe të patundura do të lëvizin, oqeanet e pafund do të fillojnë të vlojnë. Këto skena, do ta bëjnë të qartë se kush është Pronari i vërtetë i të gjitha qenieve, Poseduesi një dhe i vetëm i pushtetit i Cili është mbi çdo gjë që ekziston. Kohës së paracaktuar do t’i vjen fundi dhe njerëzit do të zgjohen në mënyrë të hidhur nga pakujdesia në të cilën ishin zhytur. Arsyeja e kësaj pakujdesie është dështimi i njeriut që ta vlerësojë fuqinë e Krijuesit të tij derisa ishte ende në dynja. Megjithatë, atë ditë, identiteti i Sunduesit të vërtetë të gjithësisë dhe jetës do të bëhet i qartë:
Ata nuk e çmuan Allahun me madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kiametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë! (Sure Zumer: 67)

Gjendja e njerëzve

E gjithë kjo frikë, tmerr dhe huti e Ditës së Ringjalljes do të shkaktohet nga pakujdesia e jobesimtarëve. Sa më i pavëmendshëm që të jetë njeriu, tmerri do të jetë më i madh atë ditë. Ndjenja e frikës dhe tmerrit që fillon me vdekje nuk mbaron kurrë për tërë përjetësinë. Secila ngjarje bëhet burim i frikës për të. Çdo ngjarje e shëmtuar me të cilën përballet do të ushqejë po ashtu frikët e së ardhmes së tij. Kjo frikë do të jetë aq e fuqishme sa që do të bëj që flokët e fëmijëve të zbardhen.
Nëse ju mohoni, si do të mbroheni në një ditë që fëmijët do t'i bëjë pleq? Atë ditë qielli do të çahet dhe premtimi i Tij do të realizohet. (Sure Muzemil: 17-18)
Ata të cilët pandehën që Allahu është i padijshëm për veprat e tyre në atë moment e kuptojnë se Allahu e ka shtyrë gjykimin e tyre deri në Ditën e Ringjalljes. Kjo shpjegohet si vijon:
E ti kurrsesi mos e mendo Allahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur). (Sure Ibrahim: 42)
Në një ajet tjetër, frika që ndiejnë jobesimtarët përshkruhet si vijon:
Krisma e kiametit. Çka është krisma? Dhe ç'të mësoi ty se ç'është krisma? Ajo është ditë kur njerëzit bëhen si insekte të shpërndara dhe kodrat bëhen si leshi i shprishur. (Sure Kari’a: 1-5)
Lidhja më e fortë në këtë botë është dashuria dhe ndjenja e mbrojtjes që një nënë ndien për fëmijën e saj. Mirëpo, forca e Ditës së Ringjalljes do të thyej madje edhe këtë lidhje të fortë. Tmerri do të mbajë çdo gjë nën kontrollin e tij. Kjo tronditje e madhe do të bëjë që njerëzit të humbin vetëdijen e tyre. Të hutuar dhe në panik do të duken si të dehur. Ajo që i shtynë ata të humbin vetëdijen e tyre është forca e zemërimit të Allahut:
O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Allahu juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kiametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër. (Sure Haxhxh: 1-2)
Përveç frikës dhe tmerrit, një tjetër ndjenjë trishtuese që do ta përjetojnë njerëzit do të jetë ndjenja e dëshpërimit. Njerëzimi ndërmerr masat e nevojshme paraprake ndaj të gjitha fatkeqësive të mundshme; ndaj fatkeqësive më vdekjeprurëse, tërmeteve, vërshimeve, stuhive më të fuqishme apo ndaj luftës më të tmerrshme nukleare. Njeriu gjen mënyra për ta mbrojtur veten dhe ndërton strehimore. Mirëpo, atë ditë, nuk do të mbetet as edhe një vend i vetëm i sigurt ku njeriu do të mund të gjejë strehim. Ai nuk do të ketë ndihmë prej Allahut. Po ashtu, nuk do të ketë njeri apo autoritet i cili do të mund të jap ndihmë. Në të kaluarën, njeriu kërkonte ndihmë dhe udhëzim nga shkenca dhe teknologjia. Por tani, të gjitha ligjet e shkencës do të jenë rrënuar. Madje edhe nëse teknologjia më e avancuar do ta bënte të mundur që njeriu të ikte në vendin më të largët të gjithësisë, zemërimi i Allahut do ta gjente atje. Kjo për arsye se Dita e Ringjalljes do ta pushtojë tërë gjithësinë. Jo vetëm toka në të cilën ai jetoi në siguri por gjithashtu edhe yjet më të largëta do t’i nënshtrohen vullnetit të Allahut, me diellin“e mbështjellur dhe errësuar,” dhe yjet “të kenë rënë dhe të jenë shkapërderdhur.” (Sure Tekvir: 1-2)
Dëshpërimi në të cilin do të bien qeniet njerëzore atë ditë përshkruhet si vijon:
…E të zëhet hëna (errësohet), Dhe të bashkohet dielli e hëna. Atë ditë njeriu do të thotë: "Nga të iket!" Jo, nuk ka strehim! Atë ditë vetëm te Allahu yt është caku! (Sure Kijame: 8-12)

2. Ringjallja - Fryrja E Dytë E Surit Dhe Ringjallja E Të VDekurve

2. Ringjallja - Fryrja E Dytë E Surit Dhe
Ringjallja E Të VDekurve

Kur t’i fryhet surit për herë të parë, qiejt dhe toka do të shkatërrohen dhe e gjitha bota materiale do të merr fund. S’do të mbetet as edhe një shpirt i gjallë. Në fjalët e KuranitDitën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para Allahut, Një, MbiAllahërues. (Sure Ibrahim: 48) Ky mjedis i ri i përgatitur për Gjykimin e Fundit përshkruhet si vijon:
Ty të pyesin edhe për kodrat. Thuaj: "Allahu im mund t'i bëjë thërrime të shpërndara". Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë. (Sure Ta Ha: 105-107)
Ky është momenti në të cilin njerëzit do të ringjallen prej të vdekurve, do të mblidhen dhe do të presin për të dhënë llogari për veprat e tyre. Ky është po ashtu vendi ku do të mësojnë për ku janë duke shkuar. Ka ardhur koha që njerëzit të ringjallen prej të vdekurve dhe t’i dorëzohen Allahut, el-Kaharit (Nënshtruesit). Dhe atëherë do t’i fryhet surit për herë të dytë. Ata të cilët mohuan ahiretin dhe ringjalljen në këtë dynja do të ringjallen prej varreve të tyre. Kjo do të jetë diçka që ata kurrë nuk e kishin pritur. Kurani rrëfen për këto ngjarje si vijon:
Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe në tokë, përveç atyre që do Allahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Allahut). Toka është ndriçuar me dritën e Allahut të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë. (Sure Zumer: 68-69)

Dalja e të vdekurve prej varreve të tyre

Allahu rrëfen në hollësi për ato që do të ndodhin kur të vdekurit të ringjallen me vullnetin e Tij. Siç rrëfehet në Kuran, kjo ngjarje e madhe do të ndodhë në këtë mënyrë:
Dalin prej varreve, e si karkaleca të shpërndarë e me shikim ë përulur. (Sure Kamer: 7)
Atëherë kur t’i fryhet surit për herë të dytë, të vdekurit do të thirren nga toka. Ata do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje dhe me shpejtësi do të “dalin prej varreve si karkaleca të shpërndarë e me shikim të përulur.” (Sure Kamer: 7)
(…mandej kur) Ai ju thërret juve me një të thirrme prej tokës, ju menjëherë dilni. (Sure Rum: 25)
Ditën kur me ata hapet toka e ata nguten (për vendtubim), e ai është një tubim i lehtë për Ne. (Sure Kaf: 44)
Sikur duke u ngutur për një qëllim, ata do ta pasojnë thirrësin i cili do t’i thërret me qafat e shtrira kah ai. Kjo thirrje nuk do t’i ngjasojë asnjë thirrje të dëgjuar deri atëherë:
…Ditën kur thirrësi (Israfili) kumton një send të tmerrshëm. (Sure Kamer: 6)
Atë ditë, ata do të shkojnë pas Thirrësit. E nuk do t’i largohen atij, e para të Gjithmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë I ulët. (Sure Ta Ha: 108)
…Ditën kur duke u ngutur dalin prej varreve, sikur nguteshin te idhujt. (Sure Me’arixh: 43)
Ata që bënë gjynahe duke i tejkaluar kufijtë e caktuar nga Allahu, të cilët nuk iu bindën Allahut, insistuan në mënyrën e tyre të jetës, mohuan Allahun dhe qëndruan kryelartë, papritmas do të bëhen të bindur dhe do t’i nënshtrohen Atij posa të ringjallen prej të vdekurve. Pa dyshim, ata do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje. Pasi që të përfundojë kjo provë në këtë dynja, ata nuk do të kenë zgjidhje tjetër veçse të pajtohen. Madje edhe nëse kanë dëshiruar ashtu, s’do të mund të vepronin ndryshe. Ata madje s’do të mund të ushqenin një dëshirë të tillë në mendjet e tyre. Ata s’do të kenë fuqi t’i rezistojnë/bëjnë ballë kësaj thirrjeje. Kjo është arsyeja pse, ata thellë në veten e tyre do të ndiejnë se kjo është një “ditë e pamëshirë”: 
Me qafat e zgjatura, sy të shtanguar, duke shpejtuar drejt Thirrësit, jobesimtarët do të thonë:“Kjo është ditë e vështirë!”(Sure Kamer: 8)
Pra jobesimtarët do të vrapojnë përpara. Çdokush do të shfaqë një bindje absolute. Atë ditë, gjëja e vetme e rëndësishme që njerëzit posedojnë është besimi. Mirëpo, jobesimtarët janë të privuar prej tij. Kjo është arsyeja pse zemrat e tyre janë “të zbrazëta” tek nguten me kokat e tyre lartë dhe sy të shtanguar.” (Sure Ibrahim: 43)
Ata do të shkojnë në drejtim të një pike të caktuar grupe-grupe:
Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe. (Sure Nebe’: 18)
E nuk do të mund të lënë as porosi, as të kthehen në familjet e tyre. Dhe i fryhet Surit, kur qe, duke u ngutur prej varrezave paraqiten te Allahu i tyre. (Sure Ja Sin: 51-52)
Do t’i fryhet surit dhe përnjëherë ata do të dalin prej varreve të tyre dhe i paraqiten Allahut të tyre. E thonë: “Të mjerët ne! Po kush na ngriti prej ku ishim të shtrirë në varre?" E, kjo është ajo që premtoi Allahu dhe vërtetuan të dërguarit.” (Sure Ja Sin: 51-52)
Thirrja “Të mjerët ne!” është shprehje e një paniku dhe zhgënjimi të madh. Jobesimtari i cili e përjeton ringjalljen e tij e kupton se i dërguari i Allahut i cili e komunikoi këtë porosi gjatë jetës së tij e kishte thënë të vërtetën. Ai atëherë e kupton se do t’i nënshtrohet “vuajtjes së përjetshme” me të cilën ishin kërcënuar jobesimtarët. Në atë moment, ai heq të gjitha dyshimet lidhur me këtë dhe pajtohet me faktin se nuk ekziston diçka e tillë si “gjumi i përjetshëm”. Zhgënjimi i tij forcohet me anë të shpresave të pakësuara për shpëtim nga vuajtja që i afrohet.
Jobesimtarët ndiejnë frikë, tmerr dhe janë të dëshpëruar. Pamja e tyre e përgjithshme është e frikshme; fytyrat e tyre janë të nxira dhe të mbuluara me pluhur. Për më tepër, ata do të jenë të poshtëruar:
Atë ditë sheh fytyra të përulura, (Sure Gashije: 2)
Atë ditë do të ketë edhe fytyra të pluhuruara, Që i ka mbuluar errësira e zezë, E të tillët janë ata mohuesit, mëkatarët. (Sure Abese: 40-42)
E ata që bënë gënjeshtër ndaj Allahut, do t'i shohësh në ditën e kiametit, fytyrat e tyre të nxira. A nuk është në Xhehenem vendi i Kryelartëve? (Sure Zumer: 60)
Allahu do t’i ringjallë jobesimtarët në Ditën e Ringjalljes, të verbër.
E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Allahu im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?" Ai (Allahu) thotë: "Ashtu si harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". (Sure Ta Ha: 124-126)
Atë që Allahu e drejton në rrugë të drejtë, ai është udhëzuar, e atë që e le të humbur, për ata nuk do të gjesh ndihmëtarë përveç Atij. Në ditën e kiametit Ne i tubojmë ata duke i tërhequr rrëshqanas me fytyra për dhe, të verbër, memecë të shurdhët. Vendi ti tyre është xhehenemi, sa herë që të pushojë flaka Ne u shtojmë flakën e zjarrit. (Sure Isra: 97)
E bardha e syrit do të mavijoset. Kjo ngjyrë e syrit do ta rris pamjen e frikshme dhe të neveritshme të jobesimtarëve.
Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët sy mavijosur (të verbër, të shëmtuar). (Sure Ta Ha: 102)
Me këtë pamje të tmerrshme dhe të degjeneruar jobesimtarët do të dallojnë prej besimtarëve në shikim të parë. Ky është fillimi i fundit i këtij grupi të njerëzve të cilët zhvilluan luftë kundër vargjeve të Allahut dhe mbetën mendjemëdhenj.

Atje nuk ekziston kurrfarë miqësie,lidhje familjare dhe bashkëpunimi

Atë ditë, njeriu do të jetë tepër i brengosur për vetveten për t’u brengosur për të tjerët. Ai do të braktis madje nënën, babanë, bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Forca dhe llahtari i papërfytyrueshëm i Ditës së Ringjalljes do të bëjë që secili të shqetësohet për punën e vet. Allahu e përshkruan Ditën e Ringjalljes si vijon:
E ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit? Përsëri, ç'të mësoi ty se ç'është dita e gjykimit? Është dita kur askush, askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahut! (Sure Infitar: 17-19)
E kur të vijë ushtima (krisma e kiametit); Atë ditë njeriu ikën prej vëllait të vet, Prej nënës dhe prej babait të vet, Prej gruas dhe prej fëmijëve të vet. Atë ditë secilit njeri i mjafton çështja e vet. (Sure Abese: 33-37)
Dhe për këtë arsye lidhjet më të çmueshme në këtë jetë do të kenë një përfundim të hidhur. Tmerri i asaj dite do t’i bëjë të gjitha lidhjet e afërta dhe ato familjare të pakuptim. E vetmja gjë e çmueshme që do të mbetet do të jetë besimi:
E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familjare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit. Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehenem përgjithmonë. (Sure Mu’minun: 101-103)
Lidhjet miqësore dhe familjare shkëputen në atë mënyrë sa që njerëzit do të jepnin fëmijët, bashkëshortet, vëllezërit e tyre të dashur dhe madje të gjithë të afërmit e tyre si shpagim për të shpëtuar veten e tyre:
Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun. Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet. Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet. Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej. Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar! Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehenemit). (Sure Me’arixh: 10-15)
Kjo “përpjekje” është në të vërtetë tregues i natyrës mizore dhe jo falënderuese të jobesimtarëve e cila shfaqet kur janë në pyetje përfitimet e tyre. Kjo përpjekje po ashtu paralajmëron për kotësinë e kësaj jete. Shpesh njeriu vrapon pas qëllimeve të parëndësishme; pas një pune të admirueshme , një shtëpie të bukur, apo një femre dhe pas të hollave për të cilat do të punojë gjithë jetën e tij. Mirëpo, siç na bën me dije Kurani, në përpjekjet e tij dëshpëruese për të shpëtuar, njeriu do të jetë i gatshëm të jap jo vetëm një femër, por të gjitha femrat e botës apo gjithë pasurinë e mundshme si shpagim për shpëtimin e tij personal. Megjithatë, të gjitha këto janë përpjekje të kota. Në thelb Allahu është Allahëruesi i gjithë pasurisë në botë. Shpëtimi, në anën tjetër, ka mbetur prapa, në jetën tokësore. Tani është tepër vonë dhe, siç është premtuar, zjarri i xhehenemit tashmë ka filluar të digjet.

Grumbullimi i njerëzve për të dhënë llogari për veprat e tyre

Kurani shpall kuptimin e vërtetë të jetës:
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Allahu yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. (Sure Inshikak: 6)
Pa marrë parasysh se ç’bëjmë gjatë jetës sonë, ne në fund do të dalim përpara Allahut. Qëllimi përfundimtar i kësaj jete është të jesh rob i Tij. Koha më e rëndësishme, në anën tjetër, është Dita e Ringjalljes, kur ne do të japim llogari për jetët tona.
Çdo ditë që kalon na sjellë më pranë këtij momenti në kohë. Çdo orë, minutë apo madje sekondë që kalon është një hap i ndërmarrë drejt vdekjes, ringjalljes dhe momentit të llogarisë. Jeta si një orë me rërë rrjedhë vazhdimisht në këtë drejtim. Nuk ka mënyrë për ta ndaluar apo për ta kthyer kohën prapa. Të gjithë njerëzit do ta pasojnë këtë rrugë.
Vetëm te Ne kthimin e kanë. Dhe vetëm detyrë Jona është llogaria e tyre. (Sure Gashije: 25-26)
Sot në tokë ka rreth 6 miliardë njerëz. Duke ia shtuar këtë numër numrit të përgjithshëm të njerëzve të cilët kanë jetuar ndonjëherë në të kaluarën do ta kemi idenë e masës që do të grumbullohet në Ditën e Ringjalljes. Të gjithë, që nga Profeti Adem, njeriu i parë në tokë, deri të jobesimtari i fundit i cili do të jetojë në dynja do të jenë atje. Kjo masë e qenieve njerëzore do të paraqet një pamje mahnitëse. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, është e sigurt se do të jetë e frikshme. Gjendja e njerëzve në praninë e Allahut përshkruhet në Kuran si vijon:
Atë ditë ata do ta pasojnë Thirrësin i cili nuk ka kurrfarë të pavërtete në vetvete. Zërat do të pushojnë para të Gjithëmëshirshmit dhe Ju do të dëgjoni vetëm zërin e këmbëve që marshojnë.
Atë Ditë ndërmjetësimi nuk do të ketë dobi vetëm për atë të cilin ka dhënë leje i Gjithëmëshirshmi dhe me fjalën e të cilit Ai është i kënaqur.
Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas. Por dija e tyre nuk mund ta përfshij Atë.
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithëfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë. (Sure Ta Ha: 108-111)
Momenti i dhënies së llogarisë, të cilin jobesimtarët e shpërfillën gjithë jetën, derisa besimtarët u përgatitën për këtë me zell, ka ardhur. Një vend i shkëlqyer është krijuar për këtë gjyq madhështor. Sipas Kuranit, atë ditë:
“E qielli çahet, pse ai atë ditë është i rraskapitur. Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Allahut tënd.” (Sure Hakka: 16-17)
Atë ditë Xhibrili dhe engjëjt qëndrojnë të rreshtuar, askush nuk flet pos atij që e lejon Mëshiruesi, dhe i cili e thotë të vërtetën. (Sure Nebe’: 38)
Allahu i qiejve dhe tokës do të kërkojë llogari prej robërve të Tij për veprat e tyre. Një lloj mundimi, që i përshtatet fuqisë dhe madhështisë së Tij, do të jetë i pranishëm. Një flakë gjëmuese do të digjet në xhehenem. Allahu, i Cili krijon gjithçka në një mënyrë unike, ka përgatitur një mundim të përkryer për jobesimtarët. Askush s’mund të shkaktojë dhimbjen që Allahu do ta jap atë ditë. Në Kuran Allahu thotë:
Jo, mosni ashtu! Kur të dridhet toka njëpasnjëshëm! Dhe kur të vijë Allahu yt dhe engjëjt qëndrojnë radhë-radhë! Dhe atë ditë sillet Xhehenemi, e atëherë njeriut i bie në mend, e prej nga atij përkujtimi? E thotë: "Ah, i gjori unë, sikur të isha parapërgatitur për jetën time!" Atë ditë askush nuk mund të dënojë sikur Ai. Dhe askush si Ai nuk mund të lidhë me pranga. (Sure Fexhr: 21-26)
Nëse njeriu dështon t’i shërbej Krijuesit të Tij në këtë dynja dhe të përgatitet për këtë ditë të madhe, atëherë ai do ta përjetojë një keqardhje të madhe. Ai atëherë më me dëshirë do të donte të shndërrohej në dhe se sa të ringjallej. Megjithatë, ky pendim s’do të ketë asnjë dobi. Përkundrazi, do të shndërrohet në një burim të ri dhimbjeje dhe do t’i shtohet vuajtjes të cilës do t’i nënshtrohet në xhehenem.

Dhenia e Librave dhe Peshojave të drejta

Para se të ketë mundësi që ta tejkaloj hutimin e shkaktuar nga ringjallja, njeriu goditet nga frika dhe pikëllimi. Kjo për shkak se ai do të jap llogari për veprat e tij në praninë e Allahut. Të gjitha veprat që bëri gjatë jetës së tij dhe të gjitha mendimet e tij do të shpalosen. As edhe një hollësi më e vogël nuk harrohet. Ajeti në vazhdim e shpjegon këtë në mënyrë të qartë:
“… madje edhe ajo (vepra) që peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë, se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar. (Sure Lukman: 16)
Ky është momenti më i afërt me xhenetin dhe xhehenemin. Njerëzit do të shohin se çfarë kishin përgatitur për jetën e tyre të përjetshme. Kjo rrëfehet në Kuran si vijon:
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre. E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. (Sure Zilzal: 6-8)
Siç përmendet në Kuran, jobesimtarët do të marrin librat e tyre nga ana e tyre e majtë, derisa besimtarët do të marrin librat e tyre nga e ana e tyre e djathtë. Përvoja e njerëzve të “së djathtës” përshkruhet si vijon:
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Allahut), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji. Kujt t'i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: "O ju, ja, lexoni librin tim!" Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time. Dhe ai atëherë është në një jetë të kënaqshme. Në një Xhenet të lartë. Pemët e tij i ka krejt afër. (E thuhet) Hani e pini shijshëm, ngase në ditët e kaluara ju e përgatitët këtë. (Sure Hakka: 18-24)
Për dallim nga lumturia dhe gëzimi i besimtarëve, jobesimtarët do të kenë një ndjenjë të thekshme të pafuqisë. Ata do të dëshironin të vdisnin, madje edhe të zhdukeshin. Ndjenja e tyre e dëshpërimit shprehet si vijon:
Ndërkaq, kujt i jepen librat e veta nga e majta, ai thotë: "O i mjeri unë, të mos më jepej fare libri im. Dhe të mos ditsha fare se çka është llogaria ime. Ah, sikur të kishte qenë ajo (vdekja e parë) mbarim i amshueshëm për mua. Pasuria ime nuk më bëri fare dobi. U hoq prej meje çdo kompetencë imja. (Sure Hakka: 25-29)
E sa i përket atij që libri i vet i jepet pas shpinës, Ai do t'i ndjellë vetës shkatërrim, Dhe do të hyjë në zjarr të ndezur fort. Ai ka qenë i gëzuar në familjen e vet, Dhe ka menduar se nuk ka për t'u kthyer. Po, se, vërtet Allahu i tij gjithnjë e ka parë atë. (Sure Inshikak: 10-15)
Veprat e regjistruara në këta Libra maten me peshore të drejta. Sot, në praninë e drejtësisë së Allahut, askujt nuk i bëhet asnjë padrejtësi:
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës. (Sure Enbija: 47)
Çdo vepër e bërë në këtë jetë, madje edhe një e një rëndësie të vogël, vendoset në këtë peshojë. Treguesi i kësaj peshoje përcakton nëse njeriu do të ndëshkohet me vuajtje të përjetshme apo do të shpërblehet me lumturi dhe shpëtim të amshueshëm. Nëse peshoja rëndon më shumë kah veprat e mira, njeriu që gjykohet dërgohet në xhenet. Nëse jo, ai është i paracaktuar për xhehenem. Askush, nuk ekziston fuqi që mund t’i ndihmoj atij:
E sa i përket atij që i rëndohet peshoja e veprave të tij, Ai është në një jetë të këndshme. Ndërsa, atij që ka peshojën e lehtë të veprave të tij, Vendi i tij do të jetë në Havije. E ç'është ajo që të njoftoi se ç'është ai (Havije)? Është zjarri me nxehtësi shumë të lartë. (Sure Kari’a: 6-11)
Pastaj, të gjithë njerëzit e krijuar që nga krijimi i tokës japin llogari një nga një. Këtu, pozitat dhe gradat e dynjasë humbin kuptimin e tyre. Një kryetar i një vendi apo një person i thjeshtë janë të njëjtë; ata kanë trajtim të njëjtë në praninë e Allahut. Këtu, ata i nënshtrohen një marrjeje të lodhshme në pyetje për atë se a i kanë shërbyer Krijuesit të tyre dhe a i janë bindur urdhrave të Tij. Të gjitha gjynahet, veprat e liga dhe mendimet intime të një jobesimtari shpalosen:
…Ditën kur do të gjurmohen të fshehtat, e ai (njeriu) nuk ka as forcë as ndihmëtarë. (Sure Tarik: 9-10)
Ky proces është rraskapitës për ata të cilët nuk kanë jetuar në pajtim me ligjet e Allahut por në pajtim me dëshirat apo vlerat e shtrembëruara të tyre, në pajtim me besimet dhe parimet e shoqërisë së tyre. Në ajetin në vazhdim, Allahu jap një shpjegim për këtë ditë të madhe:
Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, Për çfarë mëkati ato janë mbytur, Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar, Dhe kur qielli të jetë hequr, Dhe kur Xhehenemi të jetë ndezur fort, Dhe kur Xheneti të jetë afruar, Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe). (Sure Tekvir: 8-14)
Robi nuk ka gjasa të mohoj atë që ka bërë në praninë e Allahut. Të gjitha veprat e tij, të mira dhe të këqija, shpalosen. Edhe nëse ai mohon diçka, do të ketë dëshmitarë që do ta thonë të vërtetën. Njerëzit të cilët ishin dëshmitarë të tij gjatë jetës së tij sillen gjithashtu në ballë për të dëshmuar:
Toka është ndriçuar me dritën e Allahut të vet, libri (shënimet mbi veprat) është vënë pranë dhe sillen pejgamberët e dëshmitarët, e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejtë. (Sure Zumer: 69)
Gjatë dhënies së llogarisë, ekzistojnë edhe dëshmitarë tjerë të papritur që i presin jobesimtarët. Shqisat e dëgjimit dhe të parët si edhe lëkura njerëzore janë të pajisura me aftësinë e të folurit me Vullnetin e Allahut dhe dëshmojnë kundër tyre. Tradhtia e madje njërit prej organeve, të cilat njeriu supozoi se i takojnë atij për tërë jetën, përforcon dëshpërimin që njeriu do ta përjetojë atë ditë. Allahu përshkruan këtë të vërtetë si vijon:
E ditën kur armiqtë e Allahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "Allahu që çdo sendi ia ka dhënë të folur na dha edhe neve, e Ai është që u krijoi juve herën e parë dhe vetëm te Ai do të ktheheni".  Ju nuk fshiheshit (kur bënit mëkate) se do të dëshmojnë kundër jush të dëgjuarit tuaj, të parit tuaj dhe lëkurat tuaja, bile ju menduat se Allahu nuk di shumë gjëra që ju bënit. mendimi juaj i gabuar, të cilin e patët ndaj Allahut tuaj, është ai që ju shkatërroi dhe tani jeni më të dëshpëruarit. Nëse bëjnë durim, zjarri është vend i tyre, e nëse kërkojnë të kthehen në atë që e dëshiron (në kënaqësinë e Allahut), atë nuk do të arrijnë. (Sure Fussilet: 19-24)
Jobesimtarët bartin fajin e madh të rebelimit kundër Krijuesit, i Cili i krijoi ata dhe e bëri të mundshme jetesën për ta. Kjo është arsyeja pse, në Ditën e Ringjalljes, atyre nuk ju lejohet madje as të mbrojnë vetveten. Atyre nuk u jepet asnjë mundësi për t’u mbrojtur, përkundër faktit se madje edhe kriminelit më të ulët i jepet kjo e drejtë në këtë botë. Të poshtëruar dhe të dëshpëruar, ata duhet të presin që tu shqiptohet dënimi:
Atë ditë është shkatërrim për mohuesit. Kjo është një ditë që ata nuk flasin. Atyre as nuk u lejohet që të arsyetohen. Atë ditë, mjerë ata që përgënjeshtruan! Kjo është dita e gjykimit, u kemi tubuar juve dhe të mëparshmit. Dhe nëse keni ndonjë dredhi, atëherë bëni dredhi! Atë ditë është shkatërrim për ata që nuk besuan. (Sure Murselat: 34-40)
Atë ditë, jobesimtari ndien një neveri të brendshme për veprat e tij dhe për veten e tij. Mirëpo, ndjenja e neverisë së Allahut është edhe më e fuqishme.
S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i Allahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”. (Sure Gafir: 10)
Duke u përballur me zemërimin e Allahut, jobesimtari bie në gjendje të një dëshpërimi dhe pikëllimi të thellë. Ai turpërohet dhe dëshiron t’mos ishte ringjallur kurrë. Dëshiron që vdekja t’i kishte dhënë fund jetës përjetësisht. Ai atëherë kupton se vdekja nuk është një fund, por vetëm një fillim. Dhe nuk ekziston vdekje tjetër përveç kësaj. Gjendja e tyre mentale shprehet si vijon:
Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë. (Sure Hixhr: 2)
Për dallim nga kjo, mënyra se si besimtarët do të japin llogari do të jetë shumë e lehtë. Pas dhënies së llogarisë, besimtari do të jetojë një lumturi të përjetshme. Para së gjithash, ai jetoi sipas parimeve të përcaktuara nga Krijuesi i tij dhe Allahu, i Gjithëmëshirshmi, ia ka falur gjynahet e tij. Ai pra fiton parajsën, një vend të begatë me të mirat e pafund të Allahut dhe mbahet larg prej zjarrit të xhehenemit. 
O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Allahu yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. E sa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, Do të kthehet te familja e vet i gëzuar. (Sure Inshikak: 6-9)

Dëshpërimi i jobesimtarëve

Atë ditë, jobesimtari dëshiron t’ju bindet të gjithë urdhrave, mirëpo, nuk ia arrin kësaj. Kjo për arsye se ai nuk ka më energji të bëj çfarëdo qoftë. Kur thirret të bëjë sexhde, ai dëshiron ta bëjë këtë. Mirëpo, ai madje as këtë nuk arrin ta bëj. Sikur një person që është duke parë një ëndërr të keqe, dëshiron të bërtas por nuk mundet. Ai s’mund të lëvizë as këmbët dhe as duart e tij. Frika, tmerri dhe dëshpërimi e lënë atë gadi të paralizuar:
(Përkujto) Ditën kur ashpërsohet çështja deri në kulm (në kiamet), e ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk mundën. Shikimet e tyre janë të përulura dhe ata i kaplon poshtërimi, kur dihet se ata kanë qenë të ftuar të bëjnë sexhde sa ishin të shëndoshë (e ata - talleshin). (Sure Kalem: 42-43)
Thirrja që i bëhet jobesimtarit për të bërë sexhde i shërben një qëllimi: për ta shtuar pendimin dhe pikëllimin që ai ndjen për atë se nuk i është bindur thirrjes që i është bërë gjersa ishte në këtë dynja dhe për t’ia përkujtuar atij këtë mosbindje, e cila vështirë se do të kompensohet, do të jetë burim i pikëllimit dhe dëshpërimit të përjetshëm. Allahu tashmë e din se jobesimtari nuk është në gjendje të bëjë sexhde. Është e pamundshme për të bërë sexhde, për ta adhuruar dhe për të qenë rob i Tij, përveç nëse Allahu dëshiron. Po kështu, besimtarët janë të nderuar me besim vetëm duke iu falënderuar vullnetit dhe mirësisë së Allahut.
Kurani na informon po ashtu për mënyrën se si besimtarët dhe jobesimtarët do të duken atë ditë. Gëzimi i brendshëm i besimtarëve shihet në fytyrat e tyre; sytë e tyre shkëlqejnë. Jobesimtarët, në anën tjetër, kuptojnë se kanë pasur një sjellje aq jo mirënjohëse dhe të pamatur dhe fillojnë të presin vuajtjen të cilës do t’i nënshtrohen. Për dallim nga shprehjet e lumtura në fytyrat e besimtarëve, fytyrat e jobesimtarëve janë të mërzitura dhe të zymta:
Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë). Dhe e lini pas shpine atë të ardhmen (ahiretin). Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara). Që Allahun e tyre e shikojnë. Atë ditë ka fytyra edhe të vrazhda. Që presin t'u thyhet kurrizi (të shkatërrohen). (Sure Kijame: 20-25)

Të parët e xhehenemit

Përgjithësisht besohet se vetëm jobesimtarët mund ta shohin xhehenemin. Mirëpo, kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. Allahu na bën me dije në Suren Merjem se të gjithë njerëzit, si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët, do të mblidhen rreth xhehenemit të gjunjëzuar:
E njeriu thotë: "A njëmend pasi të vdes do të nxirrem i gjallë (do të ringjallem)?" Po, a nuk po mendon njeriu se Ne e krijuam atë më parë kur ai nuk ishte asgjë? Pasha Allahun tënd, Ne do t'i tubojmë (pas ringjalljes) ata bashkë më djajtë dhe do t'i afrojmë ata rreth Xhehenemit të gjunjëzuar. Pastaj, nga secili grup do t'i kapim ata që kishin qenë më jo respektues ndaj të Gjithmëshirshmit. E Ne e dimë më së miri se cili prej tyre ka më meritë të hidhet në të. Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i Xhehenemit) është vendim i kryer i Allahut tënd. Pastaj, (pas kalimit pranë tij) do t'i shpëtojmë ata që ishin ruajtur prej mëkateve, e zullumqarët do t'i lëmë aty të gjunjëzuar.(Sure Merjem: 66-72)
Siç shohim nga vargjet e mësipërme, në Ditën e Ringjalljes, njerëzit do të grumbullohen rreth xhehenemit të gjunjëzuar. Njëjtë si jobesimtarët edhe besimtarët do të dëgjojnë zhurmën dhe gjëmimin e llahtarshëm të zjarrit bashkë dhe do të jenë dëshmitarë të pamjeve tronditëse. Mirëpo, besimtarët shpëtojnë pas një kohe dhe jobesimtarët lihen të qëndrojnë të gjunjëzuar. Pastaj, ata hidhen në zjarrin e xhehenemit.
Të kuptuarit më të mirë të zemërimit të Allahut dhe të qenit mirënjohës ndaj Tij mund të konsiderohet si një prej qëllimeve të pranisë së besimtarëve në turmën e tubuar rreth xhehenemit. Besimtari që është dëshmitar i pamjes së xhehenemit kupton se çfarë mirësie të madhe i ka dhuruar atij besimi. Pasi që xhehenemi është një vend i tmerrshëm, edhe të qenit i shpëtuar nga vuajta do të thotë lumturi për qenien njerëzore.
Duke qenë dëshmitar i xhehenemit, besimtari mund të bëjë krahasime dhe kështu të çmoj më shumë xhenetin, vendin e mirësive ku do të banojë përjetësisht. Madje edhe në këtë dynja, mirësia më e madhe është me qenë i shpëtuar nga dhimbja. Për shembull, dikush që përballet me rrezikun e ngrirjes në bjeshkë ngazëllehet kur gjen një kasolle të vjetër me një oxhak. Ai ndien sikur kjo kasolle të ishte një dhomë luksoze e hotelit. Për dikën që nuk ka ngrënë asgjë për ditë të tëra një copë bukë është aheng. Fundi i dhimbjes është një arsye e patejkalueshme për gëzim, lumturi, qetësi dhe mirënjohje.  
Një besimtar që sheh xhehenemin së afërmi dhe shpëton prej tij arrin këtë lloj lumturie. Veç kësaj, të qenit i shpërblyer me xhenet i bën besimtarët të arrijnë “suksesin” e përmendur në Kuran. Pasi ta ketë parë vuajtjen më të madhe në xhehenem, besimtari kupton shumë mirë vlerën e parajsës përplot me mirësi. Gjatë gjithë jetës së tij të amshueshme, ai kurrë nuk harron se si duket xhehenemi dhe prandaj i gëzohet më shumë xhenetit.
Në Ditën e Gjykimit, njerëzit dëgjojnë këto fjalë të atyre të cilët i dallojnë besimtarët prej jobesimtarëve nga fytyrat e tyre:
E mes atyre dyve (dy grupeve) është një perde (mur), e mbi A'raf (lart mbi mur) janë burra që i njohin secilin (të Xhenetit dhe të Xhehenemit) me shenjat e tyre. Ata i thërrasin banuesit e Xhenetit: "Paqja (shpëtimi) qoftë mbi ju!" Ata (të A'rafit) nuk kanë hyrë në të, po shpresojnë. E kur u shkon shikimi i tyre nga ata të Xhehenemit, Thonë: "Allahu ynë mos na bë neve me mizorët!"
Ata të Arafit i thërrasin do burra që i njohin me shenjat e tyre dhe u thonë: "Çka ju vlejti ai grumbullimi juaj (në pasuri e numër) dhe ajo që bënit kryelartësi?" (e tash jeni në Xhehenem). A këta janë ata (besimtarët), për të cilët betoheshit se nuk ka për t'i përfshirë mëshira e Allahut?" (në mënyrë ironike i përqeshin jobesimtarët, mandej u thonë besimtarëve): "Vazhdoni në Xhenet, as nuk ka frikë për ju, as nuk keni për t'u brengosur!" (Sure A’raf: 46-49)
Kjo është koha kur besimtarët “krijesat më të dobishme”,(Sure Bejjine: 7) dhe jobesimtarët “krijesat më të dëmshme”, (Sure Bejjine: 6) ndahen njëri prej tjetrit. Kjo ditë përshkruhet në Kuran si vijon:
Dhe kur të dërguarve u është caktuar koha? E për cilën ditë atyre u është caktuar koha? Për ditën e gjykimit (kur drejtësia e Allahut ndan të mirën nga e keqja). E ku e di ti se çka është dita e gjykimit? Atë ditë është shkatërrim për ata që përgënjeshtruan. A nuk i kemi shkatërruar Ne popujt më të hershëm? Dhe pastaj pas tyre ua shoqëruam të tjerë më të vonshëm. Ne ashtu bëjmë me kriminelët. Atë ditë është mjerim i madh për ata që përgënjeshtruan. (Sure Murselat: 11-19)
Kjo Ditë e Vendimit fillon me vdekje dhe vazhdon me ringjallje dhe dhënie të llogarisë dhe përfundon kur njerëzit dërgohen në banesat e tyre të amshueshme. Në Suren Kaf, udhëtimi që ndërmarrin besimtarët dhe jobesimtarët për në banesat e tyre të vërteta rrëfehet si vijon:
Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim). E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari. (I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë: "Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati. Ju të dy (engjëjt) hidhini në Xhehenem secilin mohues kryeneç. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe. I cili Allahut i shoqëroi Allah tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda". E shoku i tij (djalli) thotë: "Allahu ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg". Ai (Allahu) thotë: "Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit". (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehenemit i themi: "A je mbushur?" E, ai thotë: "A ka ende?" Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xheneti u afrohet krejt afër. Kjo është ajo që u premtohet për secilin që pendohet dhe që e ruan besën e dhënë. Për secilin që i është frikësuar Allahut pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë. (U thuhet) Hyni në te, të shpëtuar, se kjo është dita e përjetshme. (Sure Kaf: 19-34)